
Lamtumirë BlackBerry klasik
Në fillimet e viteve 2000 BlackBerry ishte një ndër celularët më të pëlqyer nga punonjësit. Tanimë celularët klasikë të BlackBerry nuk do të ekzistojnë më.
Sistemet BlackBerry 7.1, BlackBerry 10 dhe BlackBerry PlayBook OS 2.1. do të dalin nga përdorimi 22 vite më pas. Kompania kanadaze bëri të ditur se nuk do t`i përditësojë më pajisjet që punojnë me këto sisteme.
Telefonat BlackBerry njihen gjerësisht për komunikimet e tyre të mbrojtura, privatësinë dhe të dhënat, të ruajtura me kujdes.
BlackBerry njihej si mbreti i i smartfonëve dhe kulmin e suksesit e arriti në vitin 2012 me mbi 80 milionë përdorues aktivë.