
Lajm i mirë për shqiptarët e Gjermanisë, nga 1 tetori rritet paga minimale
Parlamenti gjerman ka dhënë dritën jeshile për rritjen e pagës minimale. Nga 1 tetori paga minimale në Gjermani për një orë punë do të jetë 12 euro. Sipas ministrit të Punës, Hubertus Hale, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth gjashtë milionë qytetarë.
Legjislacioni pritet të marrë miratimin përfundimtar nga parlamenti gjerman të premten e ardhshme dhe synon të ndihmojë punëtorët me të ardhura të ulëta, që të përballojnë kostot në rritje për ushqimin dhe ngrohjen.
Kujtojmë se paga minimale në Gjermani është 1621 euro në muaj, ndër më të lartat në të gjithë Bashkimin Evropian.