Lady Gaga dhe George Clooney, këshilltarët e rinj të Biden

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditur emrat e rinj të emëruar nga Biden në Komitetin e Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili këshillon presidentin për politikën e kulturës dhe artit.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i njohur Bruce Cohen dhe këngëtarja e njohur Lady Gaga, përfshin emra yjesh si aktori George Clooney, aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

Emrat e tjerë të emëruar në komision janë:

“Constance M. Carroll, Philip J. Deloria, M. Angelica Garcia, Nora Halpern, Steve Israel, Marta Kauffman, Ricky Kirshner, Troy Kotsur, Katie McGrath, Laura Penn, Amanda Phingbodhipakkiya, Arnold Rampersad, Shonda Rhimes, Simberraerly , Anna Deavere Smith, Joe Walsh, Kerry Washington, Pauline Yu”.

Ish-presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e Komitetit të Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili ka qenë joefektiv në proces.