“Laboratori i Kujtesës”, historia e diktaturës në format multimedia

“Laboratori i Kujtesës”, dimensioni i ri i përjetimit të se kaluarës, i cili ndërthur disa forma artistike, si dizajnin, instilacionin, rrëfimin dhe multimedian, u sjell qytetarëve për 5 ditë radhazi hapësirë reflektimi e dialogu.

E çelur nga Qëndresa Qytetare, kjo punë synon ndërgjegjësimin përmes tri ambienteve të ndryshme të ekspozimit të fakteve historike.
Puna me çështjen e së kaluarës ka nisur rreth 5 vite më përpara, ku me aktorë të ndryshëm janë laboruar disa çështje dhe për herë të parë me materiale të krijuara enkas për këtë ekspozitë, janë sjellë gjithë arsenali i një pune pesë vjeçare me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, duke përmbledhur dhe duke bërë një pasqyrë të plotë, ku janë formuar tre sektorë. Krijimet dhe pasojat e komunizmit, si e mori diktatori pushtetin, si vendosi regjimin stalinist, si krijoi burgjet, kampet me punë të detyruar edhe gjithë kalvarin që populli shqiptar hoqi në ato vite te izolimi dhe ndalimi i fesë, të gjitha në elemente grafike dhe dizajni për tu bërë sa më i afërt shikuesve dhe gjuhës së të rinjve.

Laboratori është hapësirë që rrëfen shumë, duke përfshirë edhe shembuj. Edhe ideatori i laboratorit, Migen Qiraxhi, i cili vjen nga fusha arkitekturës, veçon shembujt e gjetur të asaj periudhe.

Ky laborator është një nga ata që do i shërbente qytetit për të mësuar më shumë, ndaj do ishte e udhës që të qëndronte i hapur dhe i aksesueshëm kurdoherë për këdo, por për arsye objektive kjo nuk është e mundur.

“Dëshira jonë është që kjo të ishte permanente në qytet që kushdo mund ta vizitonte, por për arsye objektive dhe financimi, sigurisht që ne kemi krijuar tashmë një arsenal të lëvizshëm, më portabël, që të kemi përmbajtje dhe këtë përmbajtje në pamundësi të një vendndodhje fizike, të fillojmë ta zhvendosim tek të rinjtë,”- përmbylli Migen Qiraxhi.

*Tibo News