Ky është 58-vjeçari që dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Mëngjesi

Dritan Nano, 58-vjeç dyshohet nga policia të jetë organizatori dhe porositësi i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Dritan Nano është shoqëruar nga policia dhe nuk ka qenë dhe aq shumë bashkëpunues. Megjithatë ai ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin Mëngjesi.

Kjo çështje dyshohet se ka qenë arsyeja pse u kërkua dhunimi i avokatit.

Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgiminë e një prone në Tiranë. Procesi gjyqësor është fituar nga avokati, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me Mëngjesin.

Dyshohet se autorët nuk kanë qenë të paguar, por kanë lidhje të afërt me organizatorin e sulmit.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Dorian Alia pasi u vetëdorëzua.

Ndërkohë janë në kërkim Elton Kasaj e Drivald Alia si pjesëmarrës në sulm, ndërsa Romario Tabaku se i ka ndihmuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.