
Ky asteroid kushton më shumë se e gjithë ekonomia globale, ja plani i NASA-s
Shkencëtarët e NASA-s janë bërë gati për të mbikëqyrur një asteroid që kushton 10,000 kuadrilion dollarë këtë vit.
Inxhinierët dhe teknikët në Cape Canaveral po përgatisin anijen kozmike Psyche për ngritjen, e cila është planifikuar për në 5 tetor.
Misioni synon të studiojë një shkëmb hapësinor që mund të vlejë më shumë se e gjithë ekonomia globale.
Anija do të udhëtojë drejt asteroidit unik të pasur me metal që rrotullohet rreth Diellit midis Marsit dhe Jupiterit rreth 310,410,000 milje nga Toka.
Shkëmbi, i quajtur 16 Psyche, ka potencialisht një bërthamë hekuri, nikeli dhe ari me vlerë 10,000 kuadrilion dollarë.
Aktualisht, e gjithë ekonomia globale vlerësohet të jetë afërsisht 110 trilion dollarë.
Në një deklaratë, NASA tha: “Me më pak se 100 ditë përpara nisjes së tij, ekipet e inxhinierëve dhe teknikëve po punojnë pothuajse gjatë gjithë kohës për të siguruar që orbiteri të jetë gati për të udhëtuar 2.5 miliardë milje drejt një asteroidi të pasur me metal që mund të tregojë më shumë rreth bërthamave planetare dhe se si formohen planetët.’
Ekipi i misionit kohët e fundit përfundoi një fushatë gjithëpërfshirëse testimi të softuerit të fluturimit dhe e instaloi atë në anijen kozmike.