“Kushtetuesja” rrëzon padinë e Lulzim Bashës për refugjatët

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e grupimit të Lulzim Bashës për marrëveshjen Shqipëri-Itali për azilkërkuesit.

Kjo Gjykatë nuk e legjitimon këtë forcë politike për t’ju drejtuar asaj pasi nuk provohet si palë që ka interes të drejtpërdrejt në këtë çështje kushtetuese.

Ndërkohë Gjykata do të vazhdojë shqyrtimin e padisë tjetër për këtë çështje, atë të dorëzuar nga grupimi i Gazmend Bardhit.

Pikërisht bazuar mbi këtë ankimim “Kushtetuesja” vendosi në datën 13 Dhjetor të pezullojë miratimin nga parlamenti të marrëveshjes derisa ajo të shprehet me vendim përfundimtar. Seanca e parë është vendosur të jetë në 18 Janar.