
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Luan Dacit për rikthmin në detyrë në KPA
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Luan Dacit, i cili kërkonte rikthimin e tij në detyrë, si gjyqtar ose si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kushtetuesja vendosi këtë të mërkurë moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Më 1 dhjetor 2020, Daci u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, ku u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997. Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe e kishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Kjo shkelje sipas ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit përbën shkak për mosplotësimin e kritereve për të qenë pjesë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.