
Kushtetuesja pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë: Do shihet me themel
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit që i ndalonin studetentët e mjekësisë të ikin jashtë pa mbushur 5 vite të qëndrimit në Shqipëri. Gjykata njofton se ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh dhe studentësh, duke pezulluar ligjin deri në shqyrtimin në themel të tij.
Ligji i kundërshtuar nga studentët, por edhe nga opozita, u miratua në Korrik të këtij viti si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria.
Ligji parashikon që studentët që nisin e vitin e parë përpara regjistrimit në universitet të nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin dhe ministritë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për t’u angazhuar dhe qëndruar 5 vite si punësim pas mbarimit të shkollës së lartë.
Kjo klauzolë prekte dhe studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë me nga 2 dhe 3 vite detyrim punësimi në Shqipëri.