
Kushtetuesja me 9 anëtarë, betohet Holta Zaçaj
Holta Zaçaj është betuar si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.
Tanimë, Gjykata Kushtetuese është plotësuar dhe përbëhet nga 9 anëtarë
Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, përfundon edhe ushtrimi i funksioneve të Kryetarit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Vitore Tusha, pas qëndrimit të saj në detyrë deri në zgjedhjen e gjyqtarit. pasardhës.
Deri në përfundim zgjedhjes së kryetarit të ri, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, Marsida Xhaferllari.
*Tibo News