Kushi: Të rinjtë shqiptarë po largohen se në Gjermani po plaket popullsia

“Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës” ishte tema e Kongresit Kombëtar të Arsimit i cili u zhvillua në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se një nga sfidat me të cilat po përballet sot arsimi shqiptar dhe vendet e Ballkanit është largimi i të rinjve.

Por sipas saj, duke qenë se vende si Gjermania, i cili është edhe destinacioni kryesor i studentëve, kanë një popullsi në plakje, i “kanë hapur dyert” për të rinjtë shqiptarë.