
Kushi: Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë me dije se së shpejti do të ketë Abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.
Në një postim që ka bërë në ‘Facebook’, Kushi njoftoi se sot priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.