Kush tradhton do dënohet 3 vjet burg, ja projektligji i ri që po ngjall debat

Deri më sot, tradhtia është konsideruar si një problem moral, ndërsa së shpejti mund të përfshihet edhe në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal. Kjo do të thotë se në rast të tradhtisë brenda një martese, partneri/partnerja që kryen tradhtinë do të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Ky projektligj i ri pritet të diskutohet gjerë e gjatë, deri në momentin e miratimit në Parlament ose jo.

Konkretisht, në këtë projektligj thuhet se: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kujtojmë se sipas kodit të familjes, dy të rritur të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave përfshihet edhe besnikëria.

tradhtitë dhe mbajtja e një partneri/e paralel nuk është një fenomen i panjohur e kryesisht vitet e fundit në Shqipëri

Ka patur raste kur bashkëshortët bashkëjetojnë me dy gra për të lënë trashëgimtarë.

Ndërsa në raste të tjera ka pasur raste burra me disa lidhje paralele nga të cilat kanë sjellë në jetë edhe fëmijë. Rasti i fundit ishte ai i kardiokirurgut Dervish Hasi, i cili kishte 3 gra dhe ndërkohë ishte lidhur me një 16 vjeçare.