
“Kush mbërrin ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë azil”
Në një konferencë për shtyp ku foli për projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe, kryeministri Rishi Sunak u shpreh se çdo emigrant që do hyjë ilegalisht në Britani, nuk do të përfitojë azil, mes tyre edhe emigrantët shqiptarë.
Sunak shtoi se personat që do futen ilegalisht në vendin ishullor do dëbohen nga vendi brenda disa javësh, nëse jo në vendin e tyre, do dërgohen në Ruanda.
*Tibo News