
Kush janë shtetet më të zhvilluara të Afrikës
Varfëria dhe mungesa e investimeve kanë diktuar prej dhjetëra vitesh situatën ekonomike në Afrikë.
Megjithatë disa shtete kanë njohur “bume” ekonomike duke përfituar kryesisht nga shfrytëzimi i burimeve natyrore.
Po kush janë shtetet më të zhvilluara të Afrikës?
Maroku është një nga shtetet më kryesore në aspektin e tregtisë, pasi ishte shteti i parë në kontinent që industrializoi peshkimin dhe e ktheu në burimin kryesor të ekonomisë. Turizmi është gjithashtu burim i majmë.
Bregu i Fildishtë është prodhuesi më i madh në botë i kakaos, më i madhi në Afrikë për bananen, i dyti për vajin e palmës, pambukun dhe kafenë.
Gana ia ka dalë të reduktojë ndjeshëm varfërinë falë eksporteve të vajit, floririt, kakaos dhe naftës.
Me naftë mbahet edhe Nigeria. Shteti më i populluar i Afrikës mban vendin e 8-të në botë si eksportuese e hidrokarbureve. Ajo ka përqendruar zhvillimin ekonomik edhe te agrokultura, teknologjia e informacionit dhe shërbimeve.
Pas Nigerisë, për naftë mbahet Angola. Vendi i dytë me më shumë eksporte në Afrikë njihet gjithashtu për eksportet e diamanteve.
Por Afrika e Jugut është shteti më i industrializuar i kontinentit afrikan. Ekonomia e saj mbahet kryesisht te eksporti i burimeve natyrore si kromi, bakri, floriri, platini, diamantet, por edhe shërbimet. Në Johanesburg ndodhet dhe bursa kryesore aty ku zhvillohen shkëmbimet më të mëdha të stoqeve në kontinent.
Kenia është shteti më i zhvilluar i Afrikës Lindore. Fokusuar kryesisht te turizmi, agrokultura dhe zhvillimet teknologjike, ky shtet ka tërhequr kompani ndërkombëtare si Intel, Google apo Microsoft të hapin seli atje.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.