Kush është Lira Pipa, zv.ministrja e re e Ekonomisë,, Kulturës dhe Inovacionit?

Është emëruar zëvendës ministrja e re e Ekonomisë,, Kulturës dhe Inovacionit.

Ajo quhet Lira Pipa dhe është emërimi i saj në këtë detyrë i dakordësuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave drejtohet nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku.

Kujtojmë se në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blendi Gonxhja.

Kush është Lira Pipa?

Nga viti 2019, Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit. Gjatë viteve 2016 – 2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Studimet Master në Marketing, i ka kryer pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 2012 – 2014. Gjatë viteve 2013 – 2016, ajo ka punuar si asistente administrative dhe e marketingut në një studion ligjore  ku është angazhuar për organizimin e dokumentacioneve, raporteve dhe informacionit për kompaninë dhe për klientët, mbajtjen e të dhënave financiare të zyrës, përgatitja e faturave, listëpagesave, pasqyrave financiare dhe ndërlidhja me autoritetet dhe institucionet vendore për të gjitha shërbimet e nevojshme.

Krijimi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me në krye Blendi Gonxhen u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 8 janar të këtij viti.

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të     ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.