AlbanianEnglish

Kush është Giorgia Meloni

Është Giorgia Meloni fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Georgia Meloni, lidere e Fratelli d’Italia është tashmë kryeministre e Italisë. Lindi në Romë më 5 janar të vitit 1977 dhe u rrit nga nëna e saj në lagjen popullore të Romës, Garbatella. E diplomuar në gjuhë, është gazetare me profesion që prej 2006-të. Babai e braktisë në lindje, dhe në autobiografinë e saj “Unë jam Giorgia”, e publikuar në vitin 2021, tregon se kishte gjetur një familje të re në moshën 15-vjeçare, kur ju bashkua Lëvizjes Socialiste Italiane e krijuar nga mbështetësit e Benito Mussolinit në vitin 1946. U bë gruaja e parë e një organizate rinore neofashiste,  Azione Giovani, dhe parlamentarja më e re me Aleancën Kombëtarë në legjislaturën e 15-të.

Më pas, zëvendëspresidentja më e re e Dhomës së Ulët dhe në vitin 2008, kur ishte vetëm 31-vjeç, ministrja më e re në qeverinë Berlusconi. Në bastin e saj më të madh politik, Meloni dhe një kontingjent i veteranëve të Aleancës Kombëtare u shkëput nga Berlusconi në 2012-tën dhe themeloi Vëllezërit e Italisë, të cilën e quajti kështu sipas vargut hapës të himnit kombëtar. Partia ka ruajtur të njëjtin simbol të zjarrit, si grupi origjinal Lëvizja Socialiste Italiane, dhe mediat italiane kanë publikuar me raste fotografi që shfaqin kujtime fashite në zyrat e disa politikanëve rajonal në Fratelli d’itallia. Ajo vetë mohon çdo sugjerim se partia e saj është nostalgjike për epokën fashiste.

Meloni rriti popullariteti e saj pasi qëndroi jashtë qeverisë së ish-kryeministrit Mario Draghi duke u bërë e vetmja opozitare e rëndësishme. Ndryshe nga aleatët e saj të djathtë nuk ka kohë të merret me Vladimir Putin, është pro Natos, dhe suksesi i saj është komunikimi I drejtpërdrejtë dhe shpesh I zëshëm me popullin; ajo adreson frikërat më të mëdha të italianëve; çmimet në rritje të energjisë, pasigurisë në punë , emigracioni i pakontrolluar dhe ndjesia e trajtimit jo dinjitoz në BE.

You don't have permission to register