AlbanianEnglish

Kush e krijoi Bitcoin? Beteja ligjore e shkencëtarit që kërkon meritat

Craig Wright quhet shkencëtari kompjuterik i cili pretendon se ka shpikur Bitcoin. Së fundmi ai ka fituar gjyqin që e lejon të mbajë një pjesë të madhe kriptomonedhës me vlerë miliarda dollarë.

Wright do të mbajë 1.1 milion Bitcoin me vlerë 54 miliardë dollarë. Megjithatë, ai do i paguajë 100 milionë dollarë familjes së Dave Kleiman për shkelje të aktit të pronësisë lidhur me monedhën digjitale.

Por një ekspert i sigurisë kompjuterike i cili vdiq në 2013-ën ka treguar se bashkë me familjen e Kleiman kanë punuar për të krijuar Bitcoin-in e parë në botë dhe se Wright e kishte vjedhur e më pas duke e përdorur për para.

Shpikja e kriptomonedhës në vitin 2008 u përshkrua  me detaje në një letër të bardhë të botuar me pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Që nga ai vit, Wright ka thenë vazhdimisht se letra me pseudonimin Nakamoto i përket atij pavarësisht kontestimeve.

Ai ka thenë se vendimi ligjor në Miami konfirmon se ai është krijuesi i asetit revolucionar digjital.

You don't have permission to register