Kush do të performojë në Oscars 2022?

Akademia Oscars ka vendosur që të heqë të gjitha kufizimet anti-covid për ceremoninë e këtij viti. Të martën, producentët e spektaklit Will Packer dhe Shayla Cowan njoftuan se Beyoncé, Billie Eilish dhe, Reba McEntire dhe Sebastián Yatra do të performojnë këngë të nominuara në kategorinë e këngës më të mirë në ceremoninë e 94-t të Oscars.

Beyoncé do të performojë “Be Alive” nga King Richard, Eilish dhe FINNEAS do të performojnë “No Time to Die” nga filmi i James Bond me të njëjtin emër, McEntire do të performojë “Somehow You Do” nga Four Good Days dhe Yatra do të performojë “Dos Oruguitas” nga Encanto.

“Down to Joy” nga Belfast është gjithashtu i nominuar në kategori, por Van Morrison e refuzoi ftesën për performim këtë vit për shkak të turneut të tij që është ende në zhvillim.

Akademia Oscars njoftoi se në ceremoninë e 2022-shit do të performojë një grup yjesh me bateristin Travis Barker, këngëtaren dhe bateristen Sheila E. dhe pianistin Robert Glasper.

Drejtori muzikor i shfaqjes, Adam Blackstone, do të udhëheqë performancat shoqëruar me një orkestër të brendshme, duke u rikthyer në skenën e Oscars këtë vit pas ceremonisë së ‘modifikuar’ të vitit të kaluar. The Samples, një grup vokali i udhëhequr nga Jason White, gjithashtu do të jetë në shfaqje.

Oscars 2022 do të sjellë në skenën e ceremonisë edhe DJ D-Nice me transmetimet e tij të drejtpërdrejta të Club Quarantine.

Regina Hall është bashkë-prezantuese e Oscars këtë vit së bashku me Amy Schumer dhe Wanda Sykes

Transmetimi i Oscars 2022 do të jepet drejtpërdrejt të dielën, më 27 mars në orën 20:00.