Kurti-Rama në Shkup: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me kryeministrin Ram dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin. Kurti deklaroi se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave të bazuara mbi vlera e bindje. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin për zhvillim.

Pjesë nga deklarata e Kurtit: 

“Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”.

Takimi mes Kurtit, Ramës e Taravarit u mbajt pas takimit të liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së të hënën në Shkup.

Aty u diskutua në lidhje me Planin si dhe punën për të integruar rajonin në tregun e përbashkët europian.