Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës s’mund të mbahen peng nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Britani të Madhe. Ai ka thënë se e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia. Në Liverpul, Kurti ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit duke thënë se “Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut”.

Megjithatë, Kurti theksoi se “e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku”.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti ndër të tjera ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh.