Kurse për kodimin dhe fusha të TIK. Shpallet programi i mbështetjes financiare

Qeveria shqiptare ka shpallur fillimin e programit të mbështetjes financiare për ata të rinj që duhet të ndjekin kurse kualifikimi në fushën e kodimit dhe fushave të tjera të TIK.

Për këta të rinj ka një mundësi për të fituar atësitë, të cilat rezultojnë më të paguarat në tregun e punës.

Qeveria e cilëson këtë program një dritare të hapur të jashtëzakonshme për ekonomitë e dijes.

Për t’u bërë pjesë e programit të rinjtë duhet të aplikojnë në portalin e-albania.

*Tibo News