Kuriozi3t: Përtej ekranit, ja çfarë nuk dini për Armageddon, Matrix dhe Terminator

Armageddon është një film apokaliptik ku Toka kërcënohet nga një meteor. Një ekip ekspertësh bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje në këtë histori dramatike që nuk ka frikë të luajë me rregullat për të arritur efektin e dëshiruar. Mirëpo, është një grup që këtë film nuk e shef për aksionin apo dramën, por për një arsye krejt tjetër. NASA gjatë procesit të trajnimit për menaxherët e rinj luan këtë film dhe u kërkon të shënojnë të gjitha gabimet që konstatojnë gjatë shikimit. Deri më sot janë gjendur të paktën 168 gabime.

Matrix është një film i paharrueshëm për eksplorimin e tematikave të thella ekzistenciale… Por mbi të gjitha prej skenave të paharrueshme të aksionit. Këto kryevepra të artit përpara kamerës janë drejtuar nga koreografi i arteve marciale Woo-Ping Yuen. A e dini që Yuen në fillim nuk dëshironte të merrte pjesë në këtë projekt? Ai kërkoi një pagesë qesharake me shpresa se producentët e filmit do e linin në paqe, por kur ata e pranuan çmimin ai vendosi që edhe një herë të kërkonte diçka në dukje të pa-arritshme. Kushti i tij i dytë jo vetëm që do i jepte kontroll të plotë mbi çdo skenë aksioni, por edhe do detyronte të gjithë aktorët të stërviteshin në arte marciale për të paktën 4 muaj. Për habinë e të gjithëve, producentët e pranuan edhe këtë kërkesë, dhe pjesa tjetër është histori…

Emri Terminator tashmë është i pa-ndashëm nga fytyra e Arnold Schwartzenegger. Askush nuk mund të imagjinojë dikë tjetër në rolin legjendar të robotit vrasës nga e ardhmja, aq të ndërlidhur janë aktori me personazhin. Por, në një rast ku fati vendos të parashikojë veten, përpara Schwartzenegger producentët konsideruan të vinin O.J Simpson në rolin e terminatorit. Në fund të gjithë vendosën se ish-futbollisti nuk do të ishte një zgjedhje e mirë për të luajtur një “vrasës gjakftohtë” pasi ai ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor. Por… 10 vite më vonë, Simpson u arrestua për vrasjen e të shoqes dhe një miku të saj. Edhe pse gjykata e ka shpallur të pafajshëm, shumica e amerikanëve janë ende skeptik duke konsideruat detajet e shumta të sjelljes problematike të aktorit në jetën private.