KURIOZI3T: Një kryevepër e shkruar “në fshehtësi”

Si çdo javë, jemi edhe sot sërish bashkë për të kapërcyer në tre filma aq të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe për të zbuluar 3 detajet që mund të na kenë shpëtuar.

After
“After” filmi dramatik romantik amerikan i vitit 2019, bazuar në romanin e vitit 2014, me po të njëjtin emër, me siguri është parë nga gjithsecili, po a e dini se autorja të gjithë këtë kryevepër e kreu “ në fshehtësi”?
Anna Todd e mbajti të fshehur suksesin e saj në shkrim nga burri dhe miqtë e saj në fillim.
Në një intervistë me Vox, Anna zbuloi se nuk i kishte treguar asnjë njeriu.
Bashkëshortit i tregoi kur ishte në gjysmën e librit të dytë dhe deri më atëherë ai mendonte se e shoqja thjesht kishte varësi nga telefoni.

Baby Driver
Për këdo që ka parë “Baby Driver” maskat janë të pashmangshme për t’i shpëtuar kujtesës apo edhe disktutimit.
Në fakt maskat e Mike Myers supozohej të ishin maskat e Myers nga seria e Halloween, por prodhuesit nuk ishin në gjendje të merrnin të drejtat ligjore. Edgar Wright më pas kontaktoi me komedianin Mike për përdorimin e maskave të ngjashme me të dhe ky i fundit pranoi duke qenë se iu dukën skena interesante dhe gazmore.

10 Things I Hate About You

Filmi hit “10 Things I Hate About You” ka disa pika kryesore që i shtojnë magjinë e tij. Kimia mes aktorëve të mirënjohur e bën atë.
Origjinaliteti i aktorëve tregohet në një nga pjesët më emocionuese dhe ka të bëjë me skenën ku Julia Stiles lexon poezinë e saj. Ajo supozohej të qëndronte e qetë teksa lexonte, por u prek aq shumë sa nuk mbajti dot lotët.
Rrjedhimisht, emocionet bënë që produktin final ta kemi me vetëm një xhirim, ndaj nëse e rishikoni, kujtoni që skena që shihni është realizuar vetëm me një dubël.