
KURIOZI3T: Nga “Home Alone” tek paratë e rreme të Robert De Niro-s
“KURIOZI3T” vijon me copëza nga filmat e dashur për publikun. Ashtu si çdo të mërkurë tjetër, edhe kjo javë sjell tre kuriozitete.
- “I vetëm në shtëpi” është titulli që na shoqëron përgjatë gjithë dhjetorit, por sigurisht ka prapaskena që mund të diskutohen në çdo muaj dhe njëra prej tyre ka të bëjë me një fotografi.
Në momentin që Kevin thotë “Buzz…e dashura jote…” regjisori Chris Columbus mendoi se përdorimi i një imazhi të një vajze të vërtetë s’ishte aspak i mirë.
Ndaj si përfundim ai i kërkoi drejtorit artistik që djali i tij të vishej si vajze dhe të përdorej si imazh. Dheeee, ashtu ndodhi. - Njeriu merimangë ka jetuar në fëmijërinë e gjithsecilit, por a e dini se ka diçka që mund të flitet mbi të drejtat e autorit?
Kur Sony bleu të drejtat për Spider-Man për vetëm 7 milionë dollarë në 1998, pati mundësinë të fitonte të drejtat për pothuajse çdo personazh të Marvel për 25 milionë dollarë. Por kompania e humbi gjithë këtë mundësi duke qenë të bindur se askujt nuk i bëhet vonë për personazhet e “Marvel”. - Robert De Niro njihet për veçantinë e tij, ndaj ky tipar s’kishte si të mungonte në çdo moment të GOODFELLAS.
Në një pjesë, De Niro-s nuk i pëlqeu mënyra se si paratë e rreme ndiheshin në dorën e tij, ndaj këmbënguli të përdorte para të vërteta. Kështu që tërhoqi 5000 dollarë nga paratë e tij për t’i përdorur. Pas çdo skene, askush nuk lejohej të largohej nga grupi derisa të gjitha paratë të ktheheshin dhe të numëroheshin.