KURIOZI3T: Fastfood-i i dëmshëm? Epo dikë e ka ndihmuar për të shpëtuar nga droga

 

  • Leonardo Di Caprio është një nga aktorët më të dedikuar në Hollyëood. Por, për disa aktorë kufiri midis dedikimit dhe çmendurisë venitet teksa luajnë rolet e tyre. Në rastin konkret: Në setin e filmit me regji nga Tarantino, “Django Unchained”, Di Caprio luan rolin e Calvin Candie, një skllavopronari i paskrupullt që shërben si pengesa kryesore për heroin Django. Në një skenë ku protagonistët dhe antagonistët janë ulur bashkë në tavolinë, personazhi i Di Caprios në zemërim e sipër godet tavolinën me grusht, thyen një gotë, dhe më pas e mbështet dorën e përgjakur në fytyrën e aktores Kerry Washington. Për publikun, ky është momenti i parë ku marrëzia e Candie del në pah. Por, një fakt që shumë veta nuk e dinë është se e gjithë skena ishte krejt e improvizuar nga Di Caprio. Ai nuk kishte për qëllim të thyente gotën, por kur dora e tij u plagos ai vendosi ta shfrytëzonte këtë moment për të krijuar këtë skenë të paharrueshme, duke shokuar Kerry Washington me gjestin e tij të papritur.
  • Dolph Lundgren, aktori suedez që debutoi në Hollywood me rolin e Ivan Drago në Rocky 4, është jo vetëm një prej yjeve më të famshme të aksionit, por edhe një ndër personat më inteligjent në mbarë botën. Lundgren, emri i vërtetë i të cilit është Hans, ka një diplomë dhe një master shkencor për inxhinieri kimike, është kampion evropian i Karatesë, zotëron disa biznese të suksesshme, dhe ka një IQ mbresëlënëse që shkon në 160, gjë që e bën atë më inteligjent se 99.9% e të gjithë njerëzve. Me gjithë këto arritje, Lundgren gjithsesi vazhdon të performojë në filma aksion. Ai thotë se këtë nuk e bën për më shumë famë apo para, por vetëm se i pëlqen të luajë rolet e ekzagjeruara që i caktojnë regjisorët e këtyre filmave.
  • Në përgjithësi fast-foodi është i dëmshëm për shëndetin. Ky është një fakt i mirënjohur, i mbështetur nga shumë studime shkencore. Por, për Robert Downey Jr., fast-foodi u kthye në një bekim gjatë luftës së tij ndaj varësisë. Para se të bëhej fytyra e Tony Stark, Downey Jr kishte probleme serioze me drogën që në rini. Një ditë, teksa po ngiste makinën nën efektet e kokainës, ai ndaloi për të ngrënë diçka në Burger King, një prej restoranteve të tij të preferuar. Por, kur provoi hamburgerin dhe pijen e tij, ai u ndie i neveritur. Për faj të drogës, një ndër ushqimet e tij të preferuara ishte kthyer në diçka thuajse të pangrënshme. Në atë moment, ai kuptoi me të vërtetë se në çfarë situate të keqe ishte, dhe vendosi të ndryshonte jetën një herë ë mirë. Vite më vonë, Downey i kërkoi shkrimtarëve të Iron Man një skenë në të cilën Tony Stark, pas shumë sfidave dhe mundimeve personale, porosit dy cheese-burger, një gjest simbolik jo vetëm për personazhin, por edhe vetë aktorin.