KURIOZI3T: E keni menduar se mund të fitoni një rol thjesht sepse nuk jeni të pashëm?

Sot jemi sërish bashkë për t’u njohur me detaje që s’para thuhen vërdallë, që kanë të bëjnë me 3 filma shumë të dashur për ju.

E keni menduar ndonjëherë se mund të fitoni një rol thjesht sepse nuk jeni të pashëm?

Epo mesa duket, kjo është bërë shkas që Ryan Gosling të fitonte rolin ikonik që do ta gozhdonte para audiencës përgjithmonë.

Sigurisht, talenti dhe profesionalizmi i tij bëri që roli të shkëlqejë dhe të ndiqet, por Ryan është shprehur se fillimisht ai ishte përzgjedhur sepse regjisori mendonte se ai nuk ishte i pashëm.

Regjisori Nick donte të kishte një rol kryesor mashkull, i cili nuk ngjante me tipikët e Hollivudit.

Ryan tregoi se regjisori i tha se dëshiron ta luajë ai këtë rol sepse nuk është i pashëm, nuk është i lezetshëm, është thjesht një djalë i rregullt dheeee…që duket pak i çmendur.

 

Ndërkohë që audienca e pëlqente fundin shpresëdhënës të filmit, Dear John pati një fund të ndryshëm vetëm disa ditë para publikimit të tij, i cili ishte besnik ndaj përfundimit të librit (spoiler: aty John dhe Savannah nuk përfundojnë bashkë). Pavarësisht rezistencës fillestare të prodhuesve të filmit, rixhirimi i nxituar ndodhi.

Audiencat e testimit e miratuan dhe Sparks tha se ishte në rregull me ndryshimin.

“Natyrisht, nuk është saktësisht i njëjtë me romanin, por ndryshimet që ata bënë, mendoj se e kanë përmirësuar vërtet atë si film”, u shpreh ai në përfundim.

 

Për shkak të gjithë historisë që sjell, filmin “Troy” ka pak gjasa t’i kete shpëtuar ndonjërit prej jush.

Ju i keni ndjekur duelet, por a e dini se Brad Pitt dhe Eric Bana patën një marrëveshje në duelin e tyre epik?

Ata bënë një marrëveshje për të paguar për çdo goditje aksidentale, me 50 dollarë për çdo goditje të lehtë, 100 dollarë për çdo goditje të fortë.

Kam përshtypjen se tani jeni kuriozë për të ditur kush përfundoi fitimtar në këtë sfidë.

Hëmm…Pitt përfundoi duke i paguar Eric-s dollarë ndërsa ky i fundit nuk kishte asnjë borxh ndaj Pitit.

 

Duke ju falenderuar që na ndoqët, ju ftojmë të bëheni pjesë e jona edhe në rrjetet tona sociale, instagram, facebook, tiktok dhe youtube.

Mos nguroni të na shkruani për detajet që mund të keni vërë re ju në filma të ndryshëm dhe që dëshironi t’i ndani me të tjerët.