KURIOZI3T: Breakdance nga Di Caprio, kaçurrelat rebele të “Brave” dhe 50 takimet e para

Jemi sot sërish bashkë për të kapërcyer në tre filma aq të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe për të zbuluar 3 detajet që mund të na kenë shpëtuar.

  • Zakonisht kur flasim për filmat, përjetimi, herë i lumtur dhe herë i trishtë në fund shoqërohet me faktin se është thjesht një film. Po ç’mund të themi për filmat që gërshetohen me jetën reale?
    “50 first dates” është pikërisht rasti.
    Një eksperiment i frymëzuar nga Hollywood-i për të ndihmuar pacientët me demencë duke i zgjuar ata me video nga njerëzit e dashur po zhvillohet në Nju Jork.
    Shpresa është që videot e shfaqura për banorët e një shtëpie të kujdesit në qytet do të lehtësojnë konfuzionin dhe harresën tyre. Ideja është huazuar nga filmi i Adam Sandler 2004, 50 first dates, në të cilin personazhi i Drew Barrymore pëson një dëmtim të trurit dhe humbje të kujtesës çdo ditë.
  • Brave ka qenë padyshim frymëzim për shumë njerëz ndër vite, por të pasur atë produkt që ne adhurojmë prej vitesh, gjithë grupit që bëri të mundur realizimin iu desh shumë punë.
    Vetëm për shkak se Princesha Merida është një personazh i animuar nga kompjuteri nuk do të thotë që flokët e saj nuk kërkonin mirëmbajtjen e tyre shumë të përkushtuar gjatë krijimit të Brave.
    Për të simuluar realisht kërcimin e 1500 fijeve të kaçurrelave të Meridës në lëvizjet e saj, Pixar iu desh të zhvillonte një program të ri softuerësh gjatë tre viteve.
  • Kur u shfaq traileri i parë për “Wolf of Wallstreet-it”, kisha dy pyetje. A e dëgjon vërtet Martin Scorsese Kanye West* dhe si përfundoi trupi i Leos gjatë asaj skene breakdance? Kjo e fundit ishte padyshim pak më e domosdoshme se e para. Pas shikimit të filmit, u bë e qartë se Dicaprio ishte ai që kërcente dhe mesa dukej nuk pati asnjë manipulim të kamerës. Një herë ai fitoi vendin e dytë në një konkurs gjerman për breakdance dhe gati u largua nga aktrimi për t’u bërë një breakdancer. Lëvizjet e tij të buta i dhanë atij një pseudonim: “The Noodle”.

Duke ju falenderuar që na ndoqët, ju ftojmë të bëheni pjesë e jona edhe në rrjetet tona sociale, instagram, facebook, tiktok dhe youtube.

Lexo gjithashtu: KURIOZI3T: Nga pendesa e “Pretty Woman” te frika që shkakton “Joker”