
Kurdët në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet e tyre për liri
Kurdët janë një popullsi etnike e shpërndarë në një territor të gjerë prej rreth 500 mijë kilometrash katrorë në Iran, Irak, Siri dhe Turqi.
Popullsia e tyre përllogaritet të jetë mes 25 deri në 35 milionë e shpërndarë me dendësi të ndryshme në Lindjen e Mesme.
Me origjinë indo-evropiane, shumica e kurdëve janë të besimit islam syni, dhe jetojnë në zonat rurale.
Dëshira e tyre për pavarësi daton që prej fundit të shekullit të XVII-të.
Ata ia kanë dalë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe sistemet e tyre të udhëheqjeve fisnore. Gjithashtu ata kanë trashëguar ambicien për të përbashkuar kombin në një shtet të pavarur. Por kjo është parë si kërcënim nga shtetet ku kurdët jetojnë e për shumë kohë ata janë përballur me përndjekje masive.
I vetmi rajon autonom i kurdëve është në Irak. Ai u formua në vitin 1991 dhe Presidenti i parë i tyre ishte Masud Barzani.
Vitet e fundit kurdët kanë dalluar për angazhimin e tyre kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ata kanë qenë aktor kryesorë në zhbërjen e grupimit terrorist.
Situata është ndryshe në Turqi, ku organizata kryesore kurdë, e ashtuquajtur Partia e Punëtorëve, përndiqet si organizatë terroriste nga Ankaraja. Prej viteve 80-të sulmet e kësaj organizate dhe kundërsulmet e Ankarasë kanë lënë mbi 40 mijë të vrarë.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.