
Kura pas ndarjes, ja këshillat për të marrë veten
Askush nuk do t’i uronte dikujt ndarjen, por në momentin që ndodh duhen bërë tentativa për ta kaluar në mënyrë të shendetshme këtë fazë.
- Ndërprisni çdo kontakt
Kontakti është një nga mënyrat për t’ju kthyer shpesh të shkuarës, kështu që nëse keni hequr dorë përfundimisht, largohuni nga çdo kontakt, Facebook, Viber, Whats App, Snapchat, numër, kudo.
Padyshim do keni edhe të njohur të përbashkët, si fillim mund të distancoheni me ta sa të kalojë pjesa më delikate.
- Bëni udhëtime
Dilni për pak kohë nga rutina e përditshme që ju jep i njejti vend ku kaloni çdo ditë tuajën.
Nëse vendi ku jetoni aktualisht ka zhurmë, shko në një vend të qetë dhe nëse jeni në një vend të qetë, nisuni për një vend të zhurmshëm.
- Ushqehuni shëndetshëm
Jemi mësuar të kemi imazhin e një njeriu në dukje të dërrmuar, me telekomandë para që kequshqehet pas ndarjes.
E mira do të ishte të filloni të kujdeseni për vete duke u ushqyer shëndetshëm.
Do të ndikojë në dukjen më të bukur, brenda dhe jashtë.
- Rezervoni një orar tek estetistja
Thonj, masazh apo trajtime të ndryshme janë të njohura si kura më e mirë.
Kjo është mundësia juaj për ta bërë veten të ndihet më mirë, me kujdesin vetjak.
- “Fake it until you make it”
Shtiru, derisa ta arrish!
Pavarësisht si është gjendja juaj emocionale, të jetuarit gjendjen që dëshironi, ju ndihmon të arrini më shpejt atë që dëshironi.
Figuro në mendjen tënde jetën që do të jetosh dhe “jetoje” deri sa të marrë pikërisht atë formë.
- Mbaje veten të zënë dhe ngarkuar
Të qënit e zënë gjatë gjithë kohës me punë, aktivitete, argëtim apo çfarëdo tjetër që ju jep përmbushje, ju bën të mos keni kohë për t’i kushtuar mërzitjes.
Rrjedhimisht e keni reduktuar negativitetin që ju mbushte.
- Qani
Askush nuk do të dëshironte të shihte njeriun që do të mërzitur, porn ë të njejtën kohë, të grumbulluarit brenda ndjesi jo të mira, e përkeqëson situatën.
Lejoni vetes mundësinë e të shprazurit emocionet e këqija, kjo ndihmon në shërim.
- Shkruani letra
Padyshim që bisedat me miq janë terapi, por për të mos mbingarkuar ata, jepini mundësinë një tjetër mënyre.
Nisni të shkruani në letër çdo gjë që keni, më pas digjeni atë.
- Jepini mundësi vetes për të njohur njerëz të rinj
Shëitjet nga parku, kafet në qytet apo netët nëpër party përdorini edhe për të njohur njerëz të rinj.
Ka gjithmonë diçka për të fituar prej tyre.
Sido që të shkojnë punët ju mundohuni të argëtoheni sa më shumë.