
Kur u krijua dhe si funksionon OKB-ja?
Koncepti për një organizatë ndërkombëtare që promovon paqen në botë ka zanafillë fundin e Luftës së Parë Botërore.
Udhëheqësit e katër shteteve kryesore që e formuan Lidhjen e Kombeve u takuan për herë të parë në vitin 1919. Por ky organizim pushoi së punuari kur dështoi të parandalonte konfliktet e reja që ndodhën gjatë viteve 20-30.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon NATO
Emri “Kombe të Bashkuara” u përdor për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore në një deklaratë të përbashkët që u firmos nga shtetet aleate në vitin 1942. Asokohe mbi 25 shtete u dakordësuan për të vijuar luftën e përbashkët kundër “Fuqive të Boshtit”: Gjermani, Itali, Japoni.
Akti i themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u firmos më 25 qershor 1945 nga 51 shtete anëtare të saj. Asokohe ky organizim përfaqësonte 80% të popullsisë së botës.
Por zyrtarisht OKB u formua disa muaj më vonë, saktësisht më 24 tetor 1945 kur aktet u ratifikuan nga shtetet anëtare.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon Parlamenti Europian
Selia qendrore e OKB-së është në New York të SHBA dhe konsiderohet si territor ndërkombëtar. Aty mbahet asambleja e përgjithshme me 193 shtete anëtare. Vendimet më të rëndësishme në asamble kërkojnë 2/3-at e votave.
Këshilli i Sigurimit, tjetër organ me rëndësi i OKB-së, merret me ruajtjen e paqes në botë. Ka 15 anëtarë, pesë shtete me prezencë të përhershme me të drejtë vetoje dhe 10 vende të tjera jo të-përhershme.
Këshilli Social dhe Ekonomik merret me çështjet mjedisore dhe sociale që shqetësojnë botën.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon Gjykata e Hagës
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me bazë në Hagë, është organi ligjor i OKB-së ndërsa Sekretariati është selia e kryetarit të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm, i cili zgjidhet çdo pesë vite nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.