Kur u krijua dhe si funksionon NATO?

Organizata e Atlantikut të Veriut, ose shkurt NATO, është një aleancë politike dhe ushtarake, e cila synon ruajtjen e paqes dhe sigurisë të 30 anëtarëve të saj.

NATO u formua në Uashington në vitin 1949 si reagim ndaj kërcënimeve sovjetikëve që vinin nga lindja e Europës. Fillimisht ishin 12 vende aleate. Por organizata u zgjerua me anëtarësimin e të tjera vendeve në periudha të ndryshme.

Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon OKB-ja

Zgjerimi i fundit ndodhi në vitin 2020 me futjen e Maqedonisë së Veriut.

Zyrat qendrore civile të NATO-s janë në Bruksel, atje mbikëqyren operacionet ndërkombëtare dhe koordinohet puna e nëntë qendrave të tjera në vende si Holanda, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Vitet e fundit të paktën 20 mijë ushtarë të NATO-s kanë qenë të angazhuar në misione paqeruajtëse në gjithë botën duke menaxhuar operacione ushtarake në Afganistan, Kosovë dhe mbarë Mesdheun.

Gjithashtu ka pasur bashkëpunim edhe me shtetet e Afrikës.

Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon Gjykata e Hagës

Prej vitit 2018 NATO ka nisur misione trajnimi në Irak ndërsa në bashkëpunim me Turqinë siguron misione dhe sisteme mbrojtjeje nga ajri dhe toka.

Në thelb të traktatit të NATO-s qëndron parimi i mbrojtjes së përbashkët. Sipas “Nenit 5” një sulm ndaj një prej shteteve anëtare konsiderohet si sulm ndaj gjithë shteteve anëtare.

Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon Parlamenti Europian

Ky nen u zbatua për herë të parë në vitin 2001 si lëvizje solidarizuese e shteteve anëtare pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.