Kur është koha më e mirë për të pirë kafenë?

Italianët njihen si ekspres-dashësit më të mëdhenj dhe kafenë e duan sapo hapin sytë në mëngjes. Por në fakt duke vepruar kështu e nisin ditën me gabime. Sipas ekspertëve, koha ideale për të pirë kafenë e mëngjesit është një ose dy orë pas zgjimit.

Kjo pasi kur zgjohemi trupi ka ngarkesë maksimale të energjive, edhe pse mund të duket sikur jemi përgjumësh. Shtyrja e marrjes së kafeinës, që është padyshim një stimulues, nga njëra anë e shmang hovin e tepërt të organizmit dhe në anën tjetër ofron avantazhin e theksimit tek përqendrimi dhe reagimi pak më vonë gjatë ditës.

Për ata që nuk e dinë, kafeina ndërhyn në sekretimin e kortizolit, duke çuar në rritje të nivelit të saj.

Kur zgjohemi nivelet e hormonit arrijnë një kulm më vete, pra 50% më shumë sesa mesatarja e ditës.

Përqendrimi priret të bjerë në minimum në orët e mbrëmjes. Zgjidhja më e mirë do ishte një dekafeinato herët në mëngjes dhe kafen ekspres më vonë.