Kur është koha e duhur për të postuar që të “rrëmbeni” më shumë like?

Epoka në të cilën jetojmë është përfshirë aq shume në botën e Instagram-it dhe like-ve sa askush nuk i shpëton.

Aq shumë ka filluar të ndikojë sa disa mund të mërziten kur nuk arrijnë të marrin numrin e caktuar të pëlqimeve.

Me të drejtë në fakt pasi për shumë sot Instagram-i dhe rrjetet sociale janë kthyer në punë dhe “like-t” gjenerojnë fitimet e tyre. Mirëpo duket se i gjithë problemi qëndron tek koha kur postoni.

Në stinë të ndryshe ka orë të caktuara që fotot apo videot tuaja ecin më shumë.

Zakonisht në dimër ndikim më të madh kanë postimet që bëhen në orën 08:00 të mëngjesit dhe në orën 20:00 të mbrëmjes. Gjë që ka kuptim pasi ne të gjithë lëvizim pak në mëngjes duke u përpjekur të zgjohemi, si dhe gjatë natës për t’u çlodhur. Mirëpo ndryshe ndodh në verë.

Gjatë stinës së nxehtë duket se është një ide e mirë të postojmë fotot tona në orët e vona të natës. Nga ora 01:00 deri në 02:00 të mëngjesit, atëherë kur nuk ka shumë lëvizshmëri, është mundësia që fotot tona të marrin atë që meritojnë, pasi shumë janë aktivë, por pak postojnë.