
Kur duhen hequr zbukurimet e festave të fundvitit?
Kur mendojmë për festat e fundvitit pema dhe dekoret e Krishtlindjeve janë kryefjala.
Tani që festat po përfundojnë, rikthimi i shtëpisë në gjendjen e mëparshme është ajo që mendojmë.
Por, kur duhet të hiqet pema?
Sipas traditës, e cila daton nga shekulli i katërt, për shumë krishterë fundi i sezonit të Krishtlindjeve daton në Natën e Dymbëdhjetë, në mbrëmjen e njohur ndryshe dhe si vigjilja e Epifanisë.
Epifania në fakt shënon ditën kur tre të urtët vizituan foshnjën Jezus dhe festohet me datë 5 ose 6 janar, kjo varet nëse e llogarisni ditën e parë si Krishtlindje apo jo.
Të krishterët thuhet se nuk pajtohen me një datë të saktë, tradita tregon se Nata e Dymbëdhjetë është koha perfekekte për të hequr zbukurimet festive, duke përfshirë këtu edhe pemën tuaj.
Thuhet që lënia gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë mund të sjellë fat të keq.
Gjithsesi duhet të kemi parasysh se pemën mund ta hiqni kur të jetë më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, pasi nuk ka një përgjigje përfundimtare se kur duhet të ndodhë kjo.