
Kur djegim më shumë kalori gjatë ditës?
Ka shumë pyetje specifike që na shqetësojnë përsa i përket peshës dhe kalorive.
Kur duhet të hamë ?
Çfarë ka në përmbajtje ?
A ka shumë kalori?
A duhet të hamë shumë apo pak?
Të gjithë jemi mësuar të kërkojmë në internet apo të pyesim individë të fushës për konsumimin e ushqimit që duhet të kemi në bazë të gjinisë, moshës dhe aktivitetit tonë gjatë ditës megjithatë ka gjëra që ende i injorojmë, pavarësisht se sa lexojmë apo deklarojmë.
Ajo që shumë prej nesh nuk dinë për djegien e kalorive është se ajo ndodh edhe gjatë pushimit tonë, pasi trupi bie në qetësi.
Kjo do të thotë se ne djegim kalori, edhe kur pushojmë në divan ose kur flemë, jo vetëm kur ecim ose stërvitemi.
Trupi ynë vazhdimisht konsumon kalori dhe i kthen ato në energji.
Lajmi i mirë është se shkencëtarët kanë zbuluar një fakt jashtëzakonisht interesant për këtë. Sipas një studimi të fundit, numri i kalorive që trupi ynë djeg kur është në pushim, varet nga koha e ditës.
Më konkretisht, njerëzit konsumojnë 10% më shumë kalori pasdite dhe mbrëmje, krahasuar me orët e mëngjesit.
Kjo gje shpjegon se sa rol të rëndësishëm ka ritmi cirkadian në metabolizëm.
Prandaj, duke pasur parasysh atë që doni të arrini, kini parasysh ketë detaj të rëndësishëm, siç është orari i të ngrënit.