
Kupa e Botës në Katar, nga alkooli i ndaluar tek emigrantët që humbën jetën në ndërtim
Katari pret 1.5 milionë tifozë të futbollit, të cilët duan të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës.
Por vendimi për të pritur turneun në vendin e Lindjes së Mesme ka shkaktuar kritika.
-Si fillim, cilat janë ligjet e Katarit për marrëdhëniet e të njëjtit seks?
Aktet homoseksuale janë të paligjshme në Katar, sepse ato konsiderohen të pamoralshme sipas ligjit islamik të Sheriatit. Dënimet përfshijnë gjoba, dënime me burg deri në shtatë vjet madje edhe vdekje me gurë.
Organizatorët e Kupës së Botës të Katarit thanë se të gjithë janë të mirëpritur dhe pretendojnë se askush nuk po diskriminohet.
Megjithatë, shefi ekzekutiv i Katar 2022 Nasser al Khater thotë se ligjet mbi homoseksualitetin nuk do të ndryshojnë dhe vizitorët duhet të “respektojnë kulturën tonë”.
Një raport i fundit i Human Rights Watch thotë se forcat e sigurisë të Katarit vazhdojnë të arrestojnë qytetarët që janë homoseksualë, lezbike dhe transgjinorë, duke t’i nënshtrohen terapisë së konvertimit. Katari thotë se raporti përmban akuza të rreme.
-FIFA
FIFA u shkroi 32 skuadrave të Kupës së Botës duke iu kërkuar që të fokusohen tek futbolli, dhe jo të përfshihyen në beteja ideologjike apo politike.
Dhe si përgjigje, 10 shoqata evropiane të futbollit, përfshirë ato të Anglisë dhe Uellsit thanë se “të drejtat e njeriut janë universale dhe zbatohen kudo”.
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane dhe kapitenët e nëntë skuadrave të tjera të përfshira kanë thënë se do të mbajnë shiritat “One Love” për të treguar mbështetje për njerëzit LGBTQ+.
-Si trajtohen punëtorët e huaj në Katar?
Rreth 30,000 punëtorë nga vende të tilla si India, Bangladeshi, Nepali dhe Filipinet ndërtuan objekte për finalet e Kupës së Botës duke përfshirë stadiume, hotele dhe rrugë të reja.
Në shkurt 2021, The Guardian publikoi një artikull ku tha se 6,500 punëtorë kishin vdekur në Katar që kur fitoi ofertën për Kupën e Botës, duke përdorur të dhënat e ofruara nga ambasadat në Katar.
Megjithatë, qeveria e Katarit tha se shifrat nuk ishin të vërteta dhe se shumë emigrantë kanë jetuar tashmë prej vitesh në Katar dhe nuk kanë qenë punëtorë në kuadër të infrastrukturës për Kupën e Botës.
Të dhënat zyrtare të Katarit tregojnë se midis viteve 2014 dhe 2020, pati 37 vdekje midis punëtorëve në kantieret e ndërtimit të stadiumeve të Kupës së Botës, vetëm tre prej të cilëve ishin “të lidhura me punën”.
Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se ky është një nënvlerësim. Ai thotë se Katari nuk i numëron vdekjet nga sulmet në zemër dhe problemet me frymëmarrjen si të lidhura me punën edhe pse këto shpesh shkaktohen nga puna në temperatura të larta.
Ai vlerëson se 50 punëtorë të huaj vdiqën dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën rëndë në Katar vetëm në vitin 2021, dhe 37,600 të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Katari njoftoi dy ditë para turneut se nuk do të lejojë shitjen e birrës në stadiumet e Kupës së Botës.
Tani, alkooli do të jetë i disponueshëm vetëm në zonat e caktuara të tifozëve dhe baret e hoteleve luksoze. Do të kushtojë midis 10 dhe 12 paund një kanaçe.
Do të ketë edhe zona ku do të duhet të shkojnë tifozët e dehur, për t’u kthjelluar.
Birra pa alkool do të shitet ende nëpër stadiume.
-Pse u zgjodh Katari si mikpritës i Kupës së Botës?
Në vitin 2010, Katari fitoi të drejtat për Kupën e Botës pasi fitoi një votim të 22 anëtarëve ekzekutivë të FIFA-s, duke mposhtur ofertat nga SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia.
Është kombi i parë arab që pret turneun.
Katari u akuzua se u kishte paguar zyrtarëve të FIFA-s 3.7 milionë dollarë ryshfet për të siguruar mbështetjen e tyre, por pas një hetimi dyvjeçar, akuzat u tërhoqën.
Në atë kohë, kryetari i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, e mbështeti ofertën, por tani thotë se ishte një “gabim” për t’i dhënë Kupën e Botës Katarit.
-Si është përgatitur Katari për Kupën e Botës?
Ka tetë stadiume, shtatë prej të cilave janë ndërtuar për turneun.
Janë ndërtuar gjithashtu rreth 100 hotele të reja, si dhe një sistem i ri metroje, rrugë të reja dhe një zgjerim në aeroportin Hamad.
Katari ka ndërtuar gjithashtu një qytet të ri rreth stadiumit Lusail, në të cilin do të luhet ndeshja finale.
-Sa nxehtë është në Katar?
Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, temperatura në Katar është zakonisht rreth 25C
Nëse finalet e Kupës së Botës do të mbaheshin në qershor dhe korrik, siç ndodh zakonisht, ndeshjet do të ishin luajtur në temperatura që i kalonin 40 gradë Celsius dhe mundësisht deri në 50 gradë Celsius.
Katari fillimisht propozoi organizimin e finaleve gjatë verës në stadiume të mbyllura me ajër të kondicionuar, por plani u refuzua.
*Tibo News