AlbanianEnglish

Kupa e Botës në Katar, alarm për ‘gripin e devesë’

Autoritetet shëndetësore janë vënë në gatishmëri, në mbarë botën, për të gjithë që po kthehen nga Kupa e Botës në Katar, pasi ekziston rreziku i përhapjes së ” gripit të deveve” në vendet e tyre, një infeksion respirator i shkaktuar nga virusi i sindromës së frymëmarrjes.

Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje mjekëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm me personat që kanë probleme të frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë. MERS u identifikua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe konsiderohet më vdekjeprurës se COVID-19.

Më shumë se një e treta e pacientëve të tij thuhet se vdesin, në krahasim me më pak se 4% të pacientëve me Covid. Pacientët mund të infektohen pas kontaktit të ngushtë me devetë ose duke konsumuar produkte me prejardhje nga deveja. Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se ekziston rreziku i “transmetimit nga personi në person”.

Paralajmërimet vijnë pas një rritje të numrit të rasteve të MERS në të gjithë botën. Sipas shifrave të UKHSA, janë raportuar 2600 raste dhe 935 viktima në mbarë botën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga prilli 2012 deri në tetor 2022.

You don't have permission to register