Kulla Eiffel “e dëshpëruar” për riparim

Një nga atraksionet më të njohura kulturore dhe turistike në botë, kulla Eiffel, gjendet mes një “dëshpërimi” për shkak të riparimit të munguar.

 

Më 1889, kur u përfundua, “Zonja e Hekurt e Parisit” pritej të qëndronte në atë gjendje për 20 vite.

Një qind e tridhjetë e tre vite më vonë, kulla është ende në këmbë.

Sipas ekspertëve, monumenti është në gjendje të keqe dhe e mbushur në ndryshk.

Kulla ka nevojë për riparim të plotë.

 

“Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të kishte një atak në zemër,” – ka thënë një nga menaxherët e paidentifikuar në kullë. 

 

Eiffel, inxhinieri civil, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi monumentin, tha se identifikimi dhe ndalimi i përhapjes së ndryshkut ishte sfida më e madhe për jetëgjatësinë e ndërtimit dhe sugjeroi se do të kishte nevojë për lyerje çdo shtatë vjet.

 

“Bojë është përbërësi thelbësor për mbrojtjen e një strukture metalike dhe kujdesi me të cilin bëhet kjo është garancia e vetme e jetëgjatësisë së saj”, shkroi ai në atë kohë.

 

Gjëja më e rëndësishme është parandalimi i fillimit të ndryshkut.

Kulla po i nënshtrohet një rilyerjeje prej 60 milionë eurosh në përgatitje për Olimpiadën e 2024-ës, hera e 20-të që monumenti rilyhet.

Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë të gjatë për shkak të të ardhurave nga turistët që do të humbnin.

Kulla pranon rreth 6 milionë vizitorë në një vit të zakonshëm, duke e bërë atë vendin e katërt më të vizituar në Francë pas Disneyland, Luvrit dhe Pallatit të Versajës.

Mbyllja e saj e detyruar nga Covid në 2020 çoi në një humbje prej 52 milion € në të ardhurash.