“Kukulla”dhe “Martesa” tre ditore që nuk duhen humbur

Fundi i kësaj jave fillon me teatër dhe fillimi i javës së ardhshme “përfundon” po me teatër.

Komedia “Kukulla” vjen në ArTurbina në datat 20, 21, 22 Maj.

Në një takim në kohë, vjen edhe “Martesa” që zgjat veç tre ditë, por në vetvete ka disa situata martesore.

  • Kukulla

Kjo komedi flet për Markon, i cili lihet nga e dashura e lidhjes shtatëvjeçare, për shkak të hezitimit të tij për martesën dhe fëmijën që ajo dëshiron.

Marko nuk e duron dot vetminë dhe pas pak muajsh nis bashkëjetesën me një grua-kukull, kjo “një shpikje” e fundit për të bërë një burrë një burrë të lumtur.

Tërheqëse, e rregullt, tridhjetë vjeç, që bën ekzekutimin e gjithçkaje  me prekjen e një butoni, e krijuar për të qenë një shoqëruese e mirë në të gjitha cepet e shtëpisë.

Ironia qëndron se kjo kukull, u krijua nga një shkencëtare grua.

Komedia do të ketë të pranishme situata komike, batuta, momente humoristike, por në të njëjtën kohë edhe dramatike.

Aktorë: Cubi Metkaj & Klodian Hoxha

Regjia: Elma Doresi

Datat: 20, 21, 22 Maj

Ora 20:00

Vendi: ArTurbina

 

  • Martesa

Një reflektim mbi kohën që ikën dhe të bukurën që nuk qëndron, gjithçka ndodh brenda një dasme, një propozim për martesë, një martesë e konsumuar, një martesë e kursidur.

Do të “përqafoni” një nuse që do të argëtohet dhe një dhëndërr koprac.

Njekohësisht aty gjen edhe një bashkëshort që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrrin të martohet, duke i treguar sesi do të jetë pas një viti martese jeta e tij.

Nga ana tjetër kemi të vendosur një vejushë elegante dhe plot sharm, e cila takon një pronar tokash dhe takimi përfundon në një duel.

Ah po, do të gjeni edhe një djalë të ri e të dashuruar që vendos t’i propozojë vajzës së ëndrrave të tij për martesë, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet e gjithë familja.

Aktorët: Adelina Muça, Amos Zaharia, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga, Jaho Guma, Suela Bako, Gjergj Doçi, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama.

Regjia & Përshtatja | Driada Dervishi

Datat:21, 22 & 23 maj 22

Ora 19:30

Vendi: 𝘈𝘮𝘧𝘪𝘵𝘦𝘢𝘵𝘳𝘪 𝘪 𝘓𝘪𝘲𝘦𝘯𝘪𝘵, 𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯𝘦̈.

 

*Tibo News