
Kukësi, shtegu i ngjyrave të traditës, kulturës e historisë
Në Shqipërinë verilindore gjendet një qytet i mbushur me histori, kulturë, artizanat, male, etnografi… Kukësi përveç natyrës malore ofron edhe potenciale kulturore të cilat përfshijnë trashëgiminë materiale e shpirtërore.
Nëse nuk ju ka rënë ta njihni, ejani të shohim bashkë pikat që e ndërtojnë këtë qytet.
Shtegu i ngjyrave
“Shtegu i ngjyrave” në qytetin e Kukësit është një nga destinacionet e reja turistike në verilindje që mledh shumë adhurues të natyrës pasi ofron pamje shumëngjyrëshe të luleve të ndryshme në livadhin alpin të Kukësit. Ky vend gjendet pranë kufirit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, dhe fillon nga mali “Çaja” deri në luginën e Korabit. Kjo ecje alpine mund të zgjasë deri në 7 orë, të cilat përfshijnë vizita në monumente natyrore si “Gryka e Vanave”, “Ujëvara e Belës” apo edhe “Liqenin e Kallabakut”.
Shkalla e Keqe
“Shkalla e Keqe” është njohur si një mrekulli e natyrës dhe ndodhet jo shumë larg fshatit Bicaj, në Kukës. Ky kanion është tejet unik me rreth 1000 metra thellësi dhe 3 metra ngushtësi.”Shkalla e keqe” të jep mundësinë ta shikosh edhe me sy të lirë nga qendra e qytetit të Kukësit.
Gjallica
Gjallica, gjeneratori i turizmit të Kukësit, është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit. Ky mal rrethohet në të katërt anët e horizontit nga fshatra të vegjël në të katër anët e horizontit. Gjallica është një atraksion turistik edhe për shkak të kanioneve, shpellat, bimësia dhe etnografia.
Liqeni i Fierzës
Një pamje magjepsëse në çdo stinë qytetit të Kukësit i shtohet prej liqenit artificial të Fierzës. Liqeni shërben edhe si nyje lidhëse mes banorëve të rretheve Kukës, Tropojë, Has dhe Pukë. Niveli i ujrave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtmin e hidrocentralit të Fierzës.
Veshjet
Në trashëgiminë kulturore të Bashkisë së Kukësit përfshihen tre krahina etnografike: Luma, Gora dhe Malziu, të cilat njihen për elemente të spikatura për i përket veshjeve tradicionale.
Këngët e vallët
Kryesisht këngët në Kukës interpretohen me çifteli, lahutë dhe fyell ndërse kërcimet me lodra, curle, gajde dhe çifteli. Njëkohësisht vallja me shpata e burrave të Lumës njihen si unike.
Kuzhina
Kuksianët krenohen me prodhimet tradicionale e unike që ofrojnë për këdo që e viziton, të tilla janë flija, peta, mjalti i gështenjës, çorba e Gorës etj.
Punime dore
Kukësi është dalluar për prodhimin e përpunimin e qilimave dhe sixhadeve, shtrojat e lashta tradicionale, të cilat punohen me veg. Këtu përmendim padyshim qilimin e Lumës, i cili është i punuar me një kompozim rrathësh koncentrik që qendërzohen rreth një shqiponje të bardhë dykrerësh dhe qilim i kuq i Gorës, të cilat kanë vlera origjinale që mund të shërbejnë dhe si objekt për tregun turistik.