Kujdesi që duhet të tregoni gjatë verës për flokët

Stina e verës është sa e bukur edhe e rrezikshme për flokët tuaj. Industria e flokëve pa pësuar shumë ndryshime duke avancuar në produkte sa më efektive për flokët dhe llojn e tyre.  Dhe çdo tip floku duhet të jetë i personalizuar për të qenë efektiv. Këshillat e mëposhtme vlejnë për të gjitha vajzat, por sidomos në stinën e verës.

Lani flokët, por jo shpesh

Ekspertët këshillojnë që ju t’i lani flokët sa më rrallë pasi kjo gjë do të sjell për flokun tuaj dobësim, këputje, tharje dhe dëmtime. Kështuqë ekspertët sugjerojnë që të përdorni sa më shumë produkte, sa më shumë ujë dhe përdorni gishtërinjtë tuaj për të stimuluar kokën, për të vënë në lëvizje enët e gjakut si edhe për të hequr lëkurën e vdekur. Përdorni shampo në bazë të tipologjisë së flokut tuaj, balsam, e produkte të tjera të dedikuara për flokun tuaj.

Përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera

Stilimi i flokut është ndonjëherë një nga gjërat më të ndërlikuara. Nëse keni ndonjë lloj kaçurreli delikat, ju ndoshta dëshironi ta bëni procesin e krehjes kur floku është i lagur, por kështu ju mund të prishni modelin tuaj. Flokët tuaj janë më të dobët kur janë të lagur. Ndaj, një ide e mirë është që të aplikoni fillimisht një produkt për të ndihmuar krëhërin që të kalojë nëpër flokë. Zgjidhni gjithmonë një krëhër me dhëmbëza të gjëra që ndihmojnë më së miri në kryerjen e procesit të krehjes.

Merrni suplemente

Dieta ndikon në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe flokët, kështu që nëse konsumoni sa më shumë gjëra të shëndetshme, si zarzavate, fruta, yndyrna të mira. Kur shkoni në një sallon bukurie, e dini se stilistët e flokëve do ju japin leksione për suplementet shtesë që duhet të merrni për flokë të shëndetshëm, pavarësisht regjimit tuaj ushqimor të përditshëm. Nutrafol për të gjithë, një stilist në Los Angeles i cili punon me të famshmit si Kendall Jenner dhe Camila Alves e rekomandon këtë suplement i cili përmban (kolagjenin e peshkut), biotinën, aminoacidet dhe antioksidantët. Ato janë të mira për rritjen e flokëve, përmirësojnë cilësinë e flokëve, thonjve dhe lëkurës suaj.

Tibo News*