
Kujdes nga vaji i avokados, ja çfarë thonë ekspertët
Vaji i avokados që e shohim shpesh në markete e ku dallohet ngjyra e vajit e hapur dhe që mban etiketa të tilla si: vaj i shëndetshëm, në fakt nëse përgatitet siç duhet mban ngjyrë të errët.
Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë në Davis ka zbuluar se 69% e vajrave të avokados të shitura në treg kanë papastërti dhe janë të përziera me vajra të tjerë të lirë.
Sipas studimit shumë nga brendet e vajrave të avokados kanë nivel të lartë të oksidimit, që tregon se vaji gjatë përpunimit është kthyer në rancid.
Mostrat e marra nga 29 brende vajrash, vetëm tre prej tyre ishin në cilësi të mirë, thonë autorët e studimit të cilët shtojnë se çmimet sipas markave të shtrenjta apo të lira nuk kishin rëndësi tek cilësia.
Vaji i avokados po përdoret gjithnjë e më shumë në vitet e fundit, për shkak të përfitimeve shëndetësore. Ashtu si vaji i ullirit, ka sasi të larta të acidit aleik dhe omega 9.
Vaji i avokados nuk digjet lehtësisht, dhe është i pasur me antioksidantë dhe vitaminat A dhe E, dhe ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolot dhe mban në kontroll presionin e lartë të gjakut.
Por nëse vaji është i përpunuar dhe i papastër është i rrezikshëm për shëndetin.