AlbanianEnglish

Kujdes nga mbidoza, ja çfarë thonë mjekët dhe rasti me vitaminën D

Shqetësimet kanë nisur pas rastit të një burri në Britani i cili kishte marrë suplemente të vitaminës D me tepri.  Pasojat e tij shëndetësore ishin të rënda dhe kanë zgjatur për muaj të tërë.  Rasti i tij nxjerr në pah rreziqet e mbidozimit me suplemente, të cilat fillimisht shkaktojnë të vjella dhe simptoma të tjera shqetësuese.

Termi zyrtar i mbidozimit është hipervitaminoza, një fenomen në rritje për shkak të popullaritetit të suplementeve.

Hipervitaminoza D mund të shkaktojë grumbullim të kalciumit në gjak, gjë që mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella, dobësi dhe urinim të shpeshtë.

Qendra mjekësore amerikane “Majo” thotë gjithashtu se toksiciteti i vitaminës D mund të shkaktojë dhimbje kockash dhe probleme me veshkat, siç është formimi i gurëve të kalciumit.

Rasti i burrit të moshuar nga Britania u referua në spital nga mjeku i tij i familjes pasi ai po vuante nga një sërë simptomash të rënda, të cilat erdhën një muaj pasi ai filloi një regjim intensiv të suplementeve vitaminë.

Simptomat e tij, të cilat zgjatën për tre muaj, përfshinin të vjella të përsëritura, të përziera, dhimbje barku, ngërçe në këmbë, tzhurma në vesh, tharje të gojës, etje të shtuar dhe diarre.

Ai gjithashtu humbi 12.7 kg në peshë gjatë kësaj kohe.

Pacienti ndaloi së marri suplementin sapo u shfaqën këto simptoma, por ato nuk u larguan.

Analizat e gjakut zbuluan se ai kishte nivele shumë të larta të kalciumit dhe nivele pak të larta të magnezit. Niveli i tij i vitaminës D ishte shtatë herë më i lartë se niveli i rekomanduar. Ai u zbulua gjithashtu se kishte lëndim akut të veshkave dhe organet nuk po punonin siç duhet.

Pacienti u mbajt në spital për tetë ditë dhe iu dha një trajtim për të ulur nivelet e kalciumit në gjakun e tij. Ai filloi regjimin e suplementeve me këshillën e një terapisti ushqimor.

Mjekët paralajmërojnë se raste të tilla janë në rritje globalisht, për shkak të popullaritetit në rritje të suplementeve të promovuara nga reklamat, influencuesit dhe nutricionistët.

Rekomandime nëse merrni vitaimnë D

Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin në tërësi  dhe rekomandohet që njerëzit të marrin një suplement  të tillë gjatë vjeshtës dhe dimrit. Kjo për shkak se burimi më i mirë i vitaminës D vjen nga rrezet e diellit, e cila nuk është mjaft e fortë gjatë muajve të dimrit për t’i siguruar trupit mjaftueshëm vitaminë.

Vitamina D mund të gjendet edhe në disa ushqime, duke përfshirë peshkun si salmoni, sardelet, mishi i kuq; mëlçia, të verdhat e vezëve; dhe disa ushqime si drithërat e mëngjesit. Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup, lëndë ushqyese që nevojiten për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm.

Megjithatë, për shumicën e njerëzve, suplementi i rekomanduar ditor është vetëm 10 mikrogramë.

Një mikrogram është 1000 herë më i vogël se një miligram (mg).

NHS u bën thirrje njerëzve që të mos marrin më shumë në ditë pasi mund të jetë e dëmshme. Kjo vlen për të rriturit, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe të moshuarit, si dhe fëmijët e moshës 11 deri në 17 vjeç.

* Tibo News

You don't have permission to register