
Kujdes, ja ku mund të jenë të fshehura kamerat në dhomën e një hoteli
Kur shkojmë në një vend tjetër për pushime apo për të fjetur diku pas një udhëtimi, ndjejmë frikën se dikush po na vëzhgon me kamera. Dhe nuk është ndjesi e pakuptimtë. Rezulton se në disa hotele ka kamera të fshehura, dhe këtu nuk flasim vetëm për hotelet jashtë, por ndoshta dhe ato shqiptare. Ju ka ndodhur dhe ju? Do thoni është e paligjshme, por për sa kohë ju nuk e dini dhe ndërkohë ‘përgjoheni’, çrëndësi ka? Robert është djali amerikan i cili poston shpesh herë video kuriozuese dhe së fundmi ai ka postuar një video ku tregon disa vende ku mund të jenë të fshehura kamerat. Shihni videon dhe vendet me kamera të instaluara që herë tjetër të tregoheni ju më të zgjuar.