Kujdes, dielli për ‘pjekje’ sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me khjellime në të gjithë vendin. Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.