
Kufizimi i komenteve nga Trump, Gjykata e Apelit anulon përkohësisht vendimin
Një gjykatës Apeli i Nju Jorkut anuloi përkohësisht të enjten vendimin për kufizimin e komenteve të Donald Trump lidhur me pjesëtaret e gjykatës që po shqyrton çështjen ndaj tij.Gjykatësi ngriti shqetësime për lirinë e fjalës. Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi.
Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po shqyrton çështjen ndaj zotit Trump për mashtrime financiare, dha urdhër më 3 tetor për kufizimin e komenteve të ish-presidentit pasi ky i fundit bëri komente të rreme në median sociale në lidhje me një punonjëse të gjykatës.
Pas kësaj, gjykatësi e gjobiti Trump për shkelje me 15,000 dollarë dhe e zgjeroi gjobën edhe për avokatët e tij pasi ata ngritën pikëpyetje në lidhje me rolin e punonjëses së gjykatës tek çështja ndaj Trump.Ndërsa mori vendimin në një seancë urgjente të enjten, gjykatësi Friedman vuri në dyshim autoritetin e gjykatësit Engoron për të kontrolluar komentet e zotit Trump jashtë sallës së gjykatës.