
Ku flejnë fëmijët? 8 foto nëpër botë
Nëse të gjithë po përgatitemi për festat e fundivitit, atëherë ndoshta mund të kemi menduar edhe për mënyrën se si po e përjeton pjesa tjetër e botës këtë periudhë. Po fëmijët, simboli i pafajsisë, a janë gati të gjithë për Krishtlindje apo Vitin e Ri?
Më poshtë do të njiheni me 8 fëmijë nga bota dhe mënyrën e tyre të jetesës.
- Dong, 9 vjeç
Larg në jugperëndim të Kinës, në një lagje të ngushtë, ndodhet shtëpia një-dhomëshe e tij. Aty jeton bashkë me prindërit, motrën dhe gjyshin e tij. Familja e Dong merret me kultivimin e orizit dhe kallamsheqerit, kështu e sigurojnë jetesën minimaliste. Kur të rritet ëndërron të bëhet polic që të mund të “ndjekë dhe të arrestojë keqbërësit”.
- Harrison, 8 vjeç
Bën një jetë shumë më ndryshe. Ai jeton në një rezidencë në New Jersey si fëmijë i vetëm. Ka një te televizor të madh dhe dy dhoma plot me lodra. Mëson në shkollë private 2 orë larg shtëpisë dhe kur të rritet do të bëhet veteriner.
- Kaya, 4 vjeçe
Jeton me prindërit e saj në një apartament të vogël në Tokio. Mamaja e saj është rrobaqepëse dhe i bën mbi 3 fustane në muaj, por Kaya preferon uniformën e shkollës. Kur të rritet dëshiron të bëhet Anime Artist, që të vizatojë ánime, prandaj dhe dhoma e saj është e mbushur me kukulla dhe pellushë.
- Indira, 7 vjeçe
Jo çdo fëmijë ka një krevat të tijin. Kështu është dhe ajo, ndan çdo natë me vëllain një batanije në tokë. Indira punon prej 4 vitesh në një galeri graniti në Nepal, në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën. Ajo ëndërron të bëhet kërcimtare dhe të mos vuajë kurrë nga uria.
- Sherap, 10 vjeç
Jeton në manastir dhe po përgatitet për tu bërë prift budist. Ai ndan dhomën me 79 fëmijë të tjerë dhe fle në krevat marinar. Familja e tij e ka dërguar atje sepse besojnë se, nëse një djalë i shtëpisë bëhet prift, do të sjellë fat të mirë për familjen.
- Jasmine, 7 vjeçe
Ajo ka një vilë të madhe ku jeton me prindërit e saj në Kentucky. Fitoi konkursin për dekorin më të bukur të dhomës dhe çdo ditë trajnohet për shfaqje nëpër skenash. Familjes së saj i kushtojnë mijëra dollarë pasoni i Jasmine.
- Ahkohxet, 8 vjeç
Është pjesëtar i fisit Kraho në Amerikën e Jugut, të cilët besojnë se Toka është krijuar nga Hëna dhe Dielli. Njollat e kuqe në trup janë ritualet fisnore dhe pjesë e pandashme e jetës së tij. Lumi pranë fisit u siguron ujin e pijshëm, ndërsa ata mbjellin gjysmën e ushqimit të tyre në toka jopjellore. Festat e fundvitit dhe profesioni i së ardhmes janë fjalë të panjohura për Ahkohxet.
- Thai, 9 vjeçe
Dëshiron të bëhet një yll pop-i kur të rritet. Ajo jeton me familjen e saj në një apartament në Brazil. Prindrit e Thai nuk janë shumë të pasur, por jetojnë një jetë normale dhe mundohen të mbështesin ëndrrat e së bijës.
Artisti britanik, James Mollison, udhëtoi nëpër botë për të fotografuar dhomat e fëmijëve. Për këtë do të hapet një ekspozitë në shkurt të 2022 në Gjermani me temë “Ku flejnë fëmijët”.