
Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri ne 31 gradë, moti për sot
Sipas MeteoAlb: Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku orët e paradites dominhen nga kthjellime dhe vransira më shpeshta ndërsa mesdita dhe pasditja mbizoterohen nga vranësira të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore. Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në juglindje të territorit. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.