Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese flet për çështjen Beleri dhe nëse ndihet e paragjykuar

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur një konferencë ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga gazetarët e mediave në vend, ku ndër to ishte edhe çështja e paragjykimit. Kryetarja e Kushtetuese u pyet nëse ka ndjerë paragjykim për faktin se është një grua e cila drejton një institucion. Megjithatë, ajo tha se tashmë në Shqipëri është kthyer në normalitet çështja e grave që drejtojnë institucione.

Pjesë nga deklarata e kryetares së Gjykatës Kushtetuese:

“Do sjell në vëmendje që për një arsye apo tjetër ky institucion është dërguar nga gjyqtare, është bërë si traditë tashmë. Më vjen mirë që në krye të këtij institucioni është një grua. Ne kishim tre kandidate gra, e kishim të sigurt që kryetari do ishte një grua. Sa më vjen mirë, më duket edhe një normalitet i zakonshëm që gratë nuk përbëjnë më risi kur drejt institucionet, janë vetvete se dinë ta bëjnë atë punë, për të thënë se ndonjëherë disa bëjnë më mirë. Më gëzon por nuk ndjej ndonjë element që më bën ta konsideroj si disavantazh”.

Zaçaj foli edhe për çështjen Beleri, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Ajo u pyet nëse çështja është marrë në shqyrtim, teksa u përgjigj se kjo çështje ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese dhe po përgatitet, pra ende nuk është gati. Ajo theksoi se nuk ka kërkesë për shpejtim të procesit.